Qoku i Kurtit thotë se VV-ja e ka ndalur korrupsionin edhe në Maqedoni të Veriut

65

Bekim Qoku, deputet i VV-së në Maqedoninë e Veriut, që ka shërbyer si këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka folur në mbledhjen e Kryesisë së Përbashkët që e mbajti sot VV-ja.

Në fjalimin e tij, Qoku ka bërë një interpretim interesant në lidhje me korrupsionin.

Duke u thirur në një bisedë me një zyrtarë të ish-partisë në pushtet në Maqedoninë e Veriut, me shumë gjasë zyrtar i BDI-së, Qoku ka thënë se VV-ja e ka ndalur korrupsionin edhe në Maqedoninë e Veriut.

“Një situatë që dua ta përshkruaj, pse LVV-ja dhe zoti Albin Kurti është shumë i rëndësishëm për të qenë në pushtet është kjo:

Një zyrtar i partisë atëherë në pushtet, ma tha këtë pohim, tha “për projektet e përbashkëta që do të kemi me Kosovën, sidomos rrugat Tetovë-Prizren p.sh., dhe shumë projekte të tjera të përbashkëta bilaterale, do të kemi shumë problem, sepse nga pala tjetër, nga pala e Kosovës do të kemi zyrtarë jo të korruptuar”. Dhe ne e dimë që çdo projekt që nis në këto situate, pyetja e parë, dilemat e para që bëhen është “sa për qind do të fitojmë”, pra dy palët nga secili projekt i përbashkët. E këto llojë vështirësisë ua ka “bërë” VV-ja, duke qenë në pushtet. Pra e ka pamundësuar korrupsionin edhe në Maqedoninë e Veriut dhe kjo është një arritje shumë e rëndësishme dhe e madhe në rajon” – ka thënë Qoku, i cili u duartrokit pas kësaj fjale, transmeton Nacionale.

Comments