Qoku: Pse DUI dhe Ali Ahmeti i kanë kërukuar Pendarovskit amnestimin e Gruevskit?

94

Bekim Qoku

Pse DUI (Aliu, Bujari dhe Artani)i ka kërkuar aq me ngulm presidentit të kohës Stevo Pendarovski në takimin sekret në Vodno të Shkupit të amnistojë ish kryeministrin e MV Nikolla Gruevski?

Përse DUI me disa argatë të tyre bënë çmos të ndryshojnë ligjin e Kodit penal për ta nxjerr nga burgu ish shefin e shërbimeve të inteligjencës së MV Sasho Mijallkov?
Përse Sasho Mijallkov përfundoi në burgun që drejtohej nga DUI i Ali Ahmetit, që atë copë burgu e bëri më shumë jashtë tij se brenda?

Pse DUI dhe argatët e DUIt luftuan kaq shumë për t’i shpëtuar dhe amnistuar këta dy krerët më të lartë të shtetit që fajësohen si dy figurat kyçe që kanë qëndruar prapa rastit të Kumanovës të vitit 2015 ku ranë 10 luftëtarë shqiptarë dhe shumë të tjerë dergjen ende burgjeve të MV?

Pse DUI dhe argatët e tij bënë çmos të shpëtojnë dhe amnistojnë Nikolla Gruevskin dhe Sasho Mijallkovin organizatorët e ngjarjes së 27 prillit në Kuvendin e MV?
Si nuk u erdh turp që këtyre përpjekjeve të DUIt t’u bashkohen edhe viktimat e asaj ngjarje të kobshme të 27 prillit?

Nuk duhet harruar kaq shpjet ligësitë e masakrat ndaj shqiptarëve të Nikolla Gruevskit dhe kushëririt të tij, të famshmit Mijallkov. Ata janë përgjegjësit kryesor, dhe kjo është pa hamendësime, të dhjetra rasteve, gjatë kohës sa ishin në pushtet, bashkë me DUIn.

Ata të dy fajësohen për Rastin e Kumanovës, për vrasjen e Harun Aliut, për rastin e Kuvendit në 27 prill 2017, për Shkupin 2014, për Enciklopedinë e famshme, për rastin Monstra etj. etj.

Me përpjekjen për t’i shpëtuar dhe amnistuar këta dy përgjegjës kryesor, DUI dhe argatët e tyre, jo që i amnistojnë penalisht, por edhe moralisht dhe historikisht dhe dënojnë përsëdyti viktimat dhe familjarët e tyre.

Comments