Quçukov: Bullgaria është në kurth për shkak të bllokadës së Maqedonisë së Veriut
Ish zëvendësministri bullgar i Punëve të Jashtme dhe ish ambasador në Londër Lubomir Quçukov, thotë se Bullgaria për shkak të bllokadës të Maqedonisë së Veriut e ka humbur gjithë përparësinë e vendit anëtar të BE-së, dhe është izoluar si në NATO dhe BE, ashtu edhe në Ballkan.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, në komentin e autorit për portalin bullgar “Epicentar”, Quçukov thotë se për shkak të kësaj Bullgaria është nënshtruar në presion politik nga të gjitha anët – nga SHBA-ja për arsye gjeopolitike që të mos krijohen tensione të Ballkanit Perëndimor të cilat hapin hapësirë plotësuese për ndikim nga Rusia dhe Kina, nga BE-ja, sepse kompromentohet në atë mënyra politika e zgjerimit të BE-së ndaj rajonit.
“Bullgaria është izoluar madje edhe nga Shqipëria, sepse në atë mënyrë anulohet edhe fillimi i saj i negociatave për anëtarësim. Madje edhe Greqia arriti të bëhet mik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa Franca, e cila në parim është kundër zgjerimit të BE-së, tani pohoi se e mbështet Maqedoninë e Veriut”, thotë Quçukov.
Sipas tij, Bullgaria me sukses është zhytur në kurth. Kundrejt mendimit të pranuar në përgjithësi. Bullgaria, thotë ai, është ajo e cila më së shumti humbi për shkak të bllokadës së Maqedonisë së Veriut, si në plan ndërkombëtar, ashtu edhe në marrëdhënie bilaterale.
Qeveria teknike e Bullgarisë, sipas Quçukov, nuk mund të dalë nga kjo situatë në mungesë të Parlamentit, sepse pozita kornizë nga viti 2019, vlerëson ai, i bllokon të gjitha mundësitë për marrëveshje.