Qytetarët të pakënaqur me Qeverinë: S’do ta votojmë, kemi pritur më shumë

92

Qytetarët janë shprehur të pakënaqur me udhëheqjen e shtetit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Sipas tyre tash e katër vjet nuk ka pasur asnjë ndryshim e as përparim të vendit, raporton Ekonomia Online.

Përveç ndryshimeve të pakta, qytetarët shprehen në hallë edhe për ikjen e të rinjve, krejt kjo sipas tyre, ka ardhur nga udhëheqja e dobët e Kurtit.

Ragip Bytyqi, tha se vendi ka mbetur shumë mbrapa në shëndetësi. A thotë se ka pasur pritshmëri të lartë për Kurti, por tani është i zhgënjyer.

“Me disa sende kemi mbetur shumë mbrapa, shëndetësia ku është nuk ka sigurim duhet të paguhet për të kontrolluar, kryesorja është shëndetësia. E dyta është rinia po shkatërrohet me drogë, 25 vite askush në Parlament nuk e ka përmendur që rinia është duke u shkurtuar është duke u shkatërruar e në Gjermani çdo tre ditë e përmendin”.

“Kemi pritur më shumë, jam i kënaqur 40-50 % me Kurti. Pensionet duhet t’i rris sepse standardi ka shkuar lartë”, ka thënë Bytyqi.

Njëjtë mendon edhe Hajdari Pasha, ai ka thënë se 200 mijë qytetarë kanë lënë Kosovën për një të ardhshme më të mirë.

“Përparim ka Kosova sepse e ka diasporën e ka njerëz të mirë, por përparim nuk po shoh, 200 mijë qytetarë kanë lëshuar vendin askush nuk shkon në botën e jashtme për qejf, por duhet me ndalë migrimin e popullsisë, derisa ka migrim nuk është gjendja mirë. Ka premtuar shumë por në këtë situatë është vështirë me u realizuar. Nuk ka diçka pozitive, për mua nuk ka bërë asgjë, jam me shoqen pensionistë tjerët punojnë privat ata kanë qenë punë vet”.

“Për ata që kanë 100 euro është për ta katastrofë, kur të vjen energjia elektrike, uji, tatimi në pronë. E çka me ngrënë duhet me na mbështet nga dikush për me ndihmuar. Është shumë problem bota është e acaruar nuk e di me kënd me bashkëpunim. Kosova dhe bota kurrë më shumë nuk qenë më keq se deri tani, është vështirë. Shteti i fortë, energji e fortë, bujqësia e fortë më pas vijnë të tjerat”.

Përpos veriut nuk sheh ndryshime të tjera Sokol Halili. Ai shtoi se Kurti ka premtuar shumë dhe asnjë nuk ka e realizuar. Madje deklaroi që nuk do ta votojë këtë Qeveri.

“E kishin qit të verbrit një pjepër dhe një kungull, thoshin herë por na pëlqen e herë jo, janë disa gjëra që ka bërë të mira për shembull dinarin që e ka heq, por është angazhuar për veriun, kurse të tjerat janë mangësi të mëdha”.

“Në veri ka bë diçka por ka premtuar shumë ai, dhe tani iu kanë larguar shumë për shkaqe të premtimeve, ka premtuar mbi 90 çerdhe të fëmijëve dhe asnjë nuk e ka ndërtuar, rrugët pastaj që tani kanë filluar në prag të zgjedhjeve. Unë nuk e votojë, unë për ata që punojnë për atdhe”.

Përderisa Pajazit Halimit, theksoi se Kurti ka dhënë vetëm premtime të kota.

“Nuk ka bërë asgjë për mua, rrogat po dihet në Kosovë këto premtime nuk mund të them asgjë, premtime të kota. Shumë vite kam votuar atij që meriton, shpresojmë që kush është më i miri të fiton”.

“Duhet të ketë përparim si shtetet e jashtme, po të shohim komunat tjera sepse Prishtina është më e përparuar por nuk mundin të vijnë të gjithë në Prishtinë”, deklaroi Halimi.

Comments