Qytetarët të zhgënjyer nga komunat, as emrat nuk u’a dinë këshilltarëve komunal

341

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë të kënaqur nga katërvjeçari i fundit i pushtetit lokal në komunat e tyre, shkruan Zhurnal.

Të anktetuar nga Isntituti Republikan Amerikan (IRI), ata janë shprehur të zhgënjyer për ecurinë e punëve në komunën e tyre, për çka shumica nuk mbështetë kryetarët aktual, ndërkohë që akoma më zhgënjyese është puna me këshilltarët komunal, të cilët për qytetarët janë gati se njerëz anonimë, ndonëse zgjedhen me vota të popullit.

Sipas sondazhit të IRI, nga qytetarët e pyetur të përgjigjen nëse punët në komunën e tyre lëvizin në drejtum të duhur ose në drejtim të gabuar, vetëm 24% kanë thënë në drejtim të duhur, 36% kanë thënë në drejtim të gabuar,  ndërsa 37 për qind janë neutralë.

Comments