Qytetari tenton ta sulmojë kryetarin e komunës së ‘Sveti Nikoles’
Një 47-vjeçar i revoltuar ka hyrë me sëpatë në komunën e Sveti Nikoles, me qëllim që të futet në zyrën e kryetarit të komunës, njoftoi policia maqedonase.
Sulmuesi, sipas komunikatës, ka arritur që t’i afrohet zyrës së kryetarit të komunës Zoran Tasev, por futja brenda i është pamundësuar pas reagimit të sigurimit. Megjithatë, ai i revoltuar ka thyer gjësende në ambientet e komunës, ndërsa më pas është ndaluar nga policia.
Tani për tani nuk dihen arsyet e këtij sulmi.