Radev: Mbështesim integrimin e Maqedonisë në BE
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka pasur bisedë videokoferenciale me kryetarin e Parlamentit Evropian, David Sasoli. Siç ka informuar korrespondenti i MIA-s në Sofje biseda ka qenë e iniciuar nga kryetari i Parlamentit Evropian, Sasoli.
Dy bashkëbiseduesit janë përqendruar në masat për përballje me pandeminë e virusit korona si dhe tema që janë në rend dite në Bashkimin Evropian me fokus në politikën e zgjerimit.