Rama mesazh për Kurtin: Jemi shumë të vegjël për të fjetur të qetë, nëse nuk kemi miq të mëdhenj

80

Blerta Kllokoqi Rugova, nusja e djalit të Ibrahim Rugovës , ose siç thirret në popull “e reja e Rugovës”, ishte e ftuar në podkastin “Flasim” të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ku shprehu edhe ambicien e saj për t’u marrë me politikë.

Ndërsa artikuloi dëshirën për t’u angazhuar në politikë, Blerta Rugova renditi disa nga prioritetet që mendon se duhet të adresohen në fushën e shëndetësisë, fushë në të cilën ajo është diplomuar.

Sipas saj “burimet shëndetësore kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, ndaj duhet të punohet që të rregullohet infrastruktura dhe mjekët të mos largohen, por të rriten rrogat”.

“Duhet të mos prishim raportet sidomos me miqtë tanë ndërkombëtarë. Zhvillimet e fundit po i shohim me sy shumë kritik, sidomos kritikat që po vijnë nga SHBA. Këto janë disa elemente që duhet t’i shohim. Zgjedhjet janë shumë shpejt, kështu që do ta shohim çfarë do të ndodhë”, tha ajo.

Nga ana e tij, kryeministri Rama u shpreh se, “është një parakusht absolut për çdo vend të vogël, pavarësisht kontekstit dhe pozicionit në të cilin ndodhet, që të ketë miq”.

Teksa folën për politikë Kryeministri Rama ka dhënë një mesazh për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Rama theksoi rëndësinë e miqësive strategjike për vendet e vogla si Shqipëria dhe Kosova, duke shtuar se mbajtja e këtyre marrëdhënieve është jetike për sigurinë dhe stabilitetin.

“Jemi shumë të vegjël për të fjetur të qetë, nëse nuk kemi miq të mëdhenj”, tha Rama, duke nënkuptuar që përkrahja ndërkombëtare është thelbësore për mbrojtjen e interesave kombëtare.

Edhe Blerta Rugova tha se Kosova nuk duhet t’i prishë raportet me miqtë ndërkombëtarë.

“Duhet të mos prishim raportet sidomos me miqtë tanë ndërkombëtarë. Zhvillimet e fundit po i shohim me sy shumë kritik, sidomos kritikat që po vijnë nga SHBA. Këto janë disa elemente që duhet t’i shohim. Zgjedhjet janë shumë shpejt, kështu që do ta shohim çfarë do të ndodhë”, tha ajo.

Comments