Ramadani: Ministër Maqedonci, publikoje letrën drejtuar Komandantit të KFOR-it

63

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka reaguar ndaj ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci që mohoi se janë rizotuar ndaj KFOR-it se nuk do ta dërgojnë FSK-në në veri.

Ramadani ka kërkuar nga Maqedonci që të publikojë letren drejtuar komandatit të KFOR-it/

“E paska konfirmuar atë që e thash mbrëmë më Pressing T7 se letra është kërkuar pas një rasti ceremonial në veri të Kosovës.” – ka shkruar ai në Facebook.

Shkrim i plotë:

Ministër Maqedonci, publikoje letrën drejtuar Komandantit të KFOR-it!

Sot, Ministri i Mbrojtjes e paska konfirmuar se letrën që ia ka dërguar Komandantit të KFOR-it ka të bëjë me vendosjen dhe/apo lëvizjen e FSK-së në veri të Kosovës.

E paska konfirmuar atë që e thash mbrëmë më Pressing T7 se letra është kërkuar pas një rasti ceremonial në veri të Kosovës.

Por, për të sqaruar gjithçka, Ministri Maqedonci është më mirë ta publikojë letrën!

Transparenca ndihmon demokracinë!

Comments