Ramadani nga VLEN: Është koha për një reset total të sistemi të kalbur

60
fresco

Blerant Ramadani nga VLEN ka reaguar ndaj tragjedisë së Koçanit.

Ai thotë se sitemi korruptiv ndër vite në Maqedoninë e Veriut ka qenë i ngritur mbi korrupsion dhe padrejtësi, e në raste fataliteti, askush nuk ka marrë përgjegjësi.

midle

Ramadani thotë se kjo qeveri do të mbajë përgjegjësi, ndaj kanë zgjedhur drejtësi për çdo jetë të humbur.

Reagimi i plotë:

Ky nuk është vetëm edhe një rast tragjik. Kjo është pika e fundit!
Një sistem i kalbur me dekada, i ngritur mbi korrupsion, padrejtësi dhe papërgjegjësi, ka marrë më shumë sesa duhet nga ky popull. Dhe sot, kur na rëndon mbi shpinë dhimbja për jetët e pafajshme të humbura, në vitet e kaluara dhe sot, ne nuk kemi luksin të heshtim. Nuk kemi luksin të mbyllim sytë. Sepse me heshtje bëhemi bashkëfajtorë!
Qeveria që përfaqësojmë nuk do të bëhet pjesë e këtij zinxhiri vdekjeprurës që ka shkatërruar besimin dhe shpresën e njerëzve për vite me radhë. Sot, ne marrim përgjegjësinë! Por jo siç janë mësuar t’ju mashtrojnë, me fjalë boshe e premtime që zbehen sapo kalon stuhia. Jo! Ne flasim për një RESET TOTAL. Për të çrrënjosur çdo qelizë të kalbur të këtij sistemi që ka shndërruar jetën e qytetarëve në peng të korrupsionit dhe arrogancës politike.
Jetët e këtyre të rinjve dje dhe i të gjithë të tjerëve në vitet që lamë pas, do të jenë simbol i drejtësisë së vërtetë, e asaj që nuk njeh kompromise me fajtorët, që nuk mbyllet në zyra, që nuk e mat të ardhmen me interes personal. Ne nuk po flasim për zbukurim kozmetik. Ne flasim për NDRYSHIM të sistemit, nga themelet!
Ky është momenti i jonë për të treguar forcën, dinjitetin dhe guximin që na ka munguar për shumë kohë. Për të ndalur spiralen që përsëritet sa herë që ne mendojmë se “asgjë nuk mund të ndryshojë”.
Populli ynë meriton më shumë. Dhe këtë herë, historia do ta mbajë mend: Ose do të jemi ata që patën guximin të shkatërrojnë njëherë e përgjithmonë këtë të keqe qe me dekada po ndërtohet, ose do të jemi thjesht edhe një hallkë e prishur në një zinxhir të kalbur.
Ne zgjedhim guximin. Zgjedhim përgjegjësinë. Zgjedhim drejtësinë për çdo jetë të humbur.
Sistemi i kalbur do të bjerë. Dhe me të, çdo njëri që mendon se mund t’i shpëtojë përgjegjësisë.

Comments