Ramadani, opozitës: Kushdo që s’bashkëpunon për qeveri të re, i shërben veç qeverisë izoluese të Kurtit

80
fresco

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, u ka bërë thirrje partive ish-opozitare që të bashkëpunojnë mes vete, ngase ndryshe i shërbehet “qeverisë izoluese të Kurtit”.

Në një reagim në Facebook, Ramadani kërkoi nga ish-opozitarët që të ulen e të bëjnë marrëveshje të re për qeveri të re, sipas tij, “qeveri të stabilizimit të Kosovës”.

Postimi i plotë:

Kushdo nga opozita që nuk bashkëpunon, i shërben qeverisë izoluese të Kurtit!

midle

Ngërçin institucional të mundshëm duhet ta tejkalojë opozita. Qytetarët kanë votuar për qeveri të re, jo për vazhdim të qeverisjes izoluese.

Në ditët e ardhshme Gjykata Supreme do të pritet të japë verdiktin mbi ankesat zgjedhore.

Pastaj, nëse kjo mundëson certifikimin e rezultateve, procesi për ndërtimin e institucioneve duhet të fillojë.

Prandaj, opozitarët e deritashëm duhet të ulen dhe bëjnë marrëveshjen për qeverinë e re të stabilizimit të Kosovës./Indeksonline/

Comments