Ramadani pas raportimit të BILD për trupat amerikanë: Thellimi i raporteve është i domosdoshëm

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar pas raportimit të gazetës BILD, e cila tha se Italia po përgatitet për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.
Ramadani ka thënë se thirrjet për koordinim me Amerikën gjatë gjithë kohës, kanë qenë të bazuara.
Postimi:

Thirrjet tashmë sa kohë për koordinim të plotë me SHBA në secilën fushë as nuk kanë qenë dhe as nuk janë të pabazuara.
Thellimi i raporteve, definimi i objektivave dhe interesave të përbashkët, proaktiviteti në raportet e sigurisë e mbrojtjes, sikurse edhe kalimi permanent në nivel të partneritetit bilateral me SHBA ështl i domosdoshëm.
Në siguri kombëtare edhe mosdija është tradhëti!