Raporti i KE-së! Analistët: Gjyqësori dhe drejtësia, çelësi i integrimit evropian
Njohësit e çështjeve politike vlersojnë se raporti I KE për RMV-në qartë tregon se pa ndryshimet kushtetuese dhe reformat e tjera vendi nuk mund të ece përpara në rrugën eurointegruese. Sipas tyre, gjyqësia dhe drejtësia janë çelësi I eurointegrimeve.
Në raportin më të ri të Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë së Veriut, theksohet përparim, por gjithashtu identifikohen edhe shumë sfida, veçanërisht në fushën e gjyqësorit, luftës kundër kriminalitetit dhe administratës publike. Analisti politik Ismet Ramadani thotë se qeveria aktuale, nuk po bën përpjekje të mjaftueshme për ndryshimet kushtetuese. Ai vlerëson se është e rëndësishme të respektohen argumentet historike në marrëveshjet me Bullgarinë dhe se shqiptarët nuk duhet të tolerojnë vonesa në këtë proces.
“Unë mendoj se nuk është duke u bërë sa duhet në lidhje me ndryshimet kushtetuese sepse sikur I ka dhënë pak vetes kohë që unë e kisha përshëndetur në qofte se ka ndonjë premtim, nëse për momentin nuk është I sigurt pra që ndryshimet kushtetuese bëhet në fund të mbylljes së klastereve ose kaptinave. Por sa kemi informacione deri tash, nuk ka ndonjë premtin, në fakt edhe vetë Fonder Layn erdhi këtu dhe nuk e tha këtë. Ne si subjecte shqiptare nuk mund të lejojmë ndonjë tolerim në kohë të pacaktuar”, thotë analisti politik Ismet Ramadani.
Nga ana tjetër, analisti Mersel Bilalli raportin e KE-së e vlerëson si të përësirut dhe theksuar se sfida kryesore vazhdon të mbetet gjyqësia dhe prokuroria. Ai pohon se standardet e tregut dhe të drejtave të njeriut nuk kanë arritur akoma nivelet evropiane.
“Si duket për disa vite, ndoshta diku shtatë apo tetë vite sikur përshkruhet raporti I viti të kaluar dhe vlen për vitin në vijim. Pra, edhe kësaj radhe definitivishit pra detyra kryesore janë cështjet gjyqsore, e prokuroris publike, e funkcionimit të drejtës e mbizotrimit të drejtësis. Gjithashtu potencohet cështa e drejtave njerëzore, funkcionimi I tregut e cila Akoma nuk ka mbëri atë nivel të standardeve evropiane. Departizimi I shërbimeve publike sic është administrate publike”, tha analisti politik, Mersel Bilalli.
Bilalli e sheh situatën si stagnuese, duke theksuar se përpjekjet për demokratizim dhe harmonizim ndëretnik ende kërkojnë vëmendje të veçantë. /tvklan.mk