Raportohet se do të japë dorëheqje kryeministri serb, Millosh Vuçeviq

70

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, pritet të japë dorëheqje të martën, raportoi agjencia e lajmeve “Tanjug”, duke cituar burime. Ai është zyrtari më i lartë që do të largohet nga detyra që nga shpërthimi i protestave masive në mbarë vendin.

Beogradi është ballafaquar me protesta të përditshme antiqeveritare që nga shembja e kulmit në një stacion të trenit në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh në Serbi, kur mbetën të vdekur 15 njerëz në nëntor, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Protestuesit, përfshirë student, mësues e punëtorë të tjerë, kanë dalë me mijëra në rrugë, duke ia lënë fajin për tragjedinë korrupsionit brenda qeverisë së presidentit populist, Aleksandar Vuçiq.

Një zyrtar qeveritar refuzoi të komentonte, thekson agjencia “Reuters”.

Comments