Rashford reagon ndaj spekullimeve se po largohet nga Junajtedi

88

Mançester Junajtedi po luan keq nën drejtimin e trajnerit Ruben Amorim, i cili vendosi të largojë nga ndeshja e parë Markus Rashfordin, gjë që shkaktoi spekulime për të ardhmen e tij. Mediat angleze kanë shkruar histori të ndryshme për të ardhmen e Rashford, por futbollisti i talentuar ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një lajm të rremë.

Pas spekullimeve se ai kishte punësuar një agjenci për të negociuar me një klub në Arabinë Saudite, Rashford njoftoi se kjo nuk ishte e vërtetë.

“Ka pasur shumë lajme të rreme në javët e fundit. Kjo po bëhet qesharake. Unë kurrë nuk jam takuar me asnjë agjenci dhe nuk kam në plan të bëj diçka të tillë,” tha Rashford.

Comments