Rasim Selmanaj: Marre Donikë, në çfarë niveli ka ra vajza e Jusuf Gërvallës!

100

Kandidati për deputet në radhët e AAK-së. Rasim Selmanaj ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të Donika Gërvalles, duke I cilësuar si të papranueshme dhe fyese.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Selmanaj shprehet se ndjen keqardhje për nivelin e ulët të deklaratave të saj, duke e krahasuar këtë me trashëgiminë e saj familjare si vajza e heroit Jusuf Gërvalla, shkruan Indeksonline.

Ai e sfidon publikisht Donikën, duke theksuar se gjatë viteve të luftës ai vetë ka qenë pranë familjes Gërvalla dhe Nënës Ajshe, ndërsa pyet se ku ishte ajo në ato vite.

Selmanaj citoi edhe një thënie të Jusuf Gërvallles:

“Gjeneralët i lind lufta. Heronjtë të gjallë e të vdekur bëjnë veprat në shërbim të atdheut”, duke thënë se me deklaratat e saj, Donika po mohon edhe lavdin e babait të saj.

Semanaj lavdëron figurat e Ramush dhe Daut Haradinaj, duke i cilësuar si heronj të rrallë në historinë e shqiptarëve dhe i kërkon Donikës të mos i gjykojë ata.

“Ti je vajzë e njeriut të madh, por je shumë e vogël për të vlerësuar Ramushin e Dautin”, shkroi ai./Indeksonline/

Comments