Reagojnë nga presidenca, kërkojnë anëtarësimin e menjëhershëm të Kosovës në NATO dhe BE
Shefi i kabinetit të Presidentes, Blerim Vela, ka konsideruar se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe njohja nga pesë shtetet mos-njohëse do të frenonin, siç e quan ai, ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor.
Vela këto deklarata i ka bërë me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, duke shtuar më tej se kjo do të frenonte zhbërjen e përparimeve të faktorëve ndërkombëtare në rajon, shkruan lajmi.net.
“Agresioni i #Rusisë kundër #Ukrainës ndryshon përllogaritjes e sigurisë në Evropë. #NATO dhe #BE kanë një qëllim të ri. Megjithatë, vendet e NATO-s dhe BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, i mundësojnë Rusisë t’i kthejë rajonet tona në fushën e radhës të betejës midis demokracisë dhe autokracisë”, ka shkruar ai në ‘Twitter’.