Real Madridi del me njoftim për situatën e Rudiger, jep një lajm të dhimbshëm

Antonio Rudiger me shumë gjasë e ka humbur sezonin. Real Madridi ka njoftuar se lojtari i është nënshtruar një operacioni në miniskus.

“Lojtari ynë Antonio Rüdiger iu nënshtrua me sukses sot një operacioni për një këputje të pjesshme të meniskut të jashtëm të këmbës së majtë. Operacioni u krye nga Dr. Manuel Leyes nën mbikëqyrjen e Shërbimeve Mjekësore të Real Madridit. Rüdiger do të fillojë së shpejti punën e rikuperimit ”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.
Qendërmbrojtësi gjerman pritet të mungojë nga 6 deri në 8 javë./Indeksonline/