Reali është kampion i botës për klube (VIDEO)

217
fresco

real-worldcup
midle

Real Madrid është klubi më i mirë në botë për vitin 2016.

Kampioni i Evropës Real Madrid është fitues i Botërorit të Klubeve, pasi në finale mposhti skuadrën japoneze Kashima Antlers me rezultat 4-2, raporton Gazeta Blic

Reali kaloi i pari në epërsi në këtë takim, me golin e Karim Benzemas në minutën e 9-të, mirëpo Kashima përmbysi rezultatin me dy golat e Gaku Shibasaki të shënuar në minutat 44 dhe 52 të takimit.

Ronaldo barazoi në 2-2 për Realin, duke shënuar nga penalltia në minutën e 60 të takimit, dhe me këtë rezultat përfunduan 90 minutat e rregullt.

Në vazhdime, Reali tregoi forcën duke përmbysur rezultatin, ku heroi i madrilenëve edhe njëherë ishte fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi edhe dy herë në minutat 97 dhe 104, për rezultatin përfundimtar 4-2, duke kompletuar het-trikun.

Ky është trofeu i dytë i Botërorit të Klubeve për Realin, pasi për herë të parë e fitoi këtë titull në vitin 2014. /Gazeta Blic/

Comments