Rebelët sirianë gjetën një laborator të madh droge e cila drejtohej nga vëllai i al-Asad
Forcat e sigurisë të qeverisë së re siriane thanë sot se gjetën një magazinë të madhe për prodhimin dhe ruajtjen e drogës, përfshirë kaptagonin, një drogë që supozohet se ishte kontrabanduar nga regjimi i ish-presidentit Bashar al-Assad në vendet e pasura të Gjirit Persik. duke fituar miliarda dollarë.
Sipas raportimeve, këto operacione të paligjshme janë mbikëqyrur nga Maher al-Assad, vëllai i ish-presidentit Bashar al-Assad. Vlerësohet se në vitin 2021 qeveria siriane fitoi të paktën pesë miliardë dollarë nga shitja e kaptagonit, pra tre herë më shumë se fitimet e karteleve meksikane, shkruan “Daily Mail”.
Megjithatë, prodhimi i kaptagonit, i cili quhet edhe phenethylline, thuhet se është ndalur pothuajse tërësisht që kur Assad u largua në Rusi dhe rebelët islamikë pushtuan fabrikat kryesore të kaptagonit në zonat bregdetare të Sirisë.
Një zyrtar evropian i paidentifikuar tha se prodhimi i drogës kishte rënë me 90 për qind, duke lënë vetëm laboratorë “të vegjël, të shpërndarë” që prodhonin kaptagon.
Analisti i sigurisë, Nicholas Crowley paralajmëroi se reduktimi i kontrabandës dhe prodhimit të narkotikëve mund të mos zgjasë dhe ai pret që milicitë irakiane të lidhura me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit të përfitojnë nga vakumi dhe të rindezin tregtinë e paligjshme.
Captagon konsiderohet si një substancë e përdorur nga luftëtarët sepse i ndihmon ata të ndihen më të fortë dhe më pak të lodhur dhe mediat izraelite pretendojnë se luftëtarët e Hamasit e konsumuan drogën pak para sulmit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar.