“Refuzimi i 100 eurove”, Hykmetja, Hekuranit: S’janë paratë e tua dështak!
Hekuran Murati ka thënë se kushdo që dëshiron t’i refuzoi 100 eurot e Qeverisë, e ka mundësinë.
Për këtë mundësi, ka reaguar Hykmete Bajrami. Deputetja e LDK-së ka dy pyetje për ministrin e Financave.
“Dy pyetje për Hekuran Muratin:
Qytetarëve, të cilët në këto ditë të ftohta s’po kanë rrymë nga 8 orë, Hekurani sot ju paska dhënë një mundësi: ai paska thënë: ”nëse nuk i doni 100 euro, mos i merrni”, dhe po ju tregon mënyrën se si mund t’i refuzoni ato.
Hekuran,
A e kanë mundësinë qytetarët mos me i pagu faturat e rrymës, pasi që në këto ditë të ftohta po përballen me nga 8 orë reduktime? Dhe
A e kanë pasur qytetarët mundësinë mos me paguar 50% më shumë TVSH si rezultat i ngritjes enorme të çmimeve?
Dhe mos e trajto buxhetin e shtetit si me qenë buxheti yt personal, se nuk je duke bërë asgjë të jashtëzakonshme. Ti thjesht ke mbledhur tatime e taksa për ta bërë jetën e qytetarëve më të mirë, dhe meqë ke dështuar, tash po ua kthen qytetarëve një pjesë të parave të tyre. Kaq” shkruan Bajrami në reagim./Indeksonline/