Regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup, sot protestohet para Kuvendit

Sot me fillim nga ora 11:00 para Kuvendit do të mbahet tubimi qytetar i organizuar nga Nisma “Kush e ka rradhën”, për zbardhjen e tragjedive në vend.
Ministria e Punëve të Brendshme dje ka njoftuar se për shkak të protestës para Kuvendit, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit të Shkupit duke filluar nga ora 11:00.
Ndaj ata u bënë apel të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në komunikacion që të respektojnë urdhrat e dhëna nga punonjësit e policis.

Nisma “Kush e ka rradhën” dje ka dalë me një deklaratë duke u distancuar nga partitë politike.
Marshi i fundit protestues i Nismës “Kush e ka rradhën” u zhvillua më 24 Mars me moton “Jo vetëm si individë, por si komunitet”.
Kërkesat prioritare të Nismës janë rrugët dhe qytetete të sigurta, një sistem jo selektiv dhe i drejtë i drejtësisë dhe rini të arsimuar me një busull morali në drejtimin e duhur.