“Reketi”, biznesmeni Micevski dëshmon para prokurores Ruskovska

433

Biznesmeni, Siljan Micevski ka arritur në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku duhet të dëshmoj për rastin “Reketi” para prokurores Vilma Ruskovska.

Ai do të dëshmojë për paratë që ka paguar në llogari të pensionistes Liljana Todorovska, e cila është anëtare e Aleanca Ndërkombëtar, ku drejtues është Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13.

Micevski do të duhet të shpjegojë se kush ka kërkuar prej tij 720.000 euro, për çfarë qëllimi dhe pse në vend që të paguante në llogarinë e Aleancës Ndërkombëtare, ai ka paguar shumën në llogarinë e pensionistes Todorovska.

Todorovska gjithashtu kishte dëshmuar për rastin “Reketi” 10 ditë më parë. Ajo tha se kishte tërhequr kesh paratë që kishte paguar Micevski në llogarinë e saj dhe më pas ia kishte dhënë një personi tjetër në organizatën e Boki 13, por nuk tregoi se kush ishte personi ku i ka dorëzuar paratë.

Sot më herët në Prokurori p;r rastin “Reketi” gjithashtu ka dëshmuar edhe prezantuesja Lila Filipovska, e cila dyshohet se i ka huazuar para Bojan Jovanovskit-Boki 13. Pasi dëshmoi më shumë se një ore para prokurores Vilma Ruskovska, Lila Filipovska nuk pranoi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve.

Për rastin “Reketi” në paraburgim janë të dyshuarit Bojan Jovanovski – Boki 13, Zoran Milevski – Kiçeec dhe prokurorja speciale Katica Janeva. /Alsat

Comments