Rekord infektimesh në Moske, 9 mijë raste në 24 orë

454

Rusia ka regjistruar 9,056 raste me Covid në 24 orë, shifra më e lartë që nga shkurti. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Moskë ka shkuar në 17,262, ndërsa autoritetet i tremben një valë të tretë.

Sipas autoriteteve, numri i rasteve të reja në kryeqytetin rus është trefishuar gjatë  dy javëve të fundit. Ndërkohë 453 persona janë shtruar në spital- numri më i lartë që nga 18 Marsi.

Një total prej 5,281,309 rastesh  dhe 128,445 viktimash janë regjistruar zyrtarisht në vend.

Ndërsa shpërthimi i koronavirusit është në rritje, autoritetet e Moskës njoftuan se do të zgjasin masat kufizuese për të ndaluar përhapjen e epidemisë deri në 29 qershor./abcnews.al

Comments