Rëndohet bilanci i viktimave nga tragjedia në Koçan, shkon në 62 numri i të vdekurve

Ministria e Shëndetësisë informon se sipas të dhënave nga Akademia Ushtarake Mjekësore në Beograd, sot paradite fatkeqësisht, ndërroi jetë nga plagët e marra Stojançe Stefanov nga Koçani, i lindur në vitin 2001.

“Bëhet fjalë për një pacient i cili që nga dita e parë, sipas triazhës fillestare të kryer nga ekipet mjekësore, është dërguar menjëherë për trajtim në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd dhe i cili ka qenë i intubuar dhe në gjendje kritike gjatë muajit të kaluar. Pacienti kishte djegie në 27 për qind të trupit dhe lëndime serioze nga thithja e tymit. Për shkak të rëndësisë së plagëve, ai pjesën më të madhe të qëndrimit në spital ka qenë në gjendje të rëndë dhe të paqëndrueshme. Ministria e Shëndetësisë shpreh ngushëllimet më të thella për familjen dhe për të gjithë të prekurit nga tragjedia në Koçani,” thuhet në njoftim.