“Rëra e gjallë” gati e mbyti peshkatarin, zjarrfikësit mezi e shpëtuan pas 3 orëve

634

Tre ore ka zgjate aksioni i zjarrfikësve për ta shpëtuar peshkatarin, i cili sot herët në mëngjes kishte rënë (futur) në “rërën e gjallë” ne lumin Pçinja te Kumanovës, ne atarin e fshatit “Studena Bara” te Kumanovës.

Ai kishte kërkuar ndihme qe ne orën 4:00 te mëngjesit, ndërkohe qe ishte nxjerr nga “rëra e gjallë” nga ekipi i zjarrfikësve, diku pas tre orësh përpjekje, aty rreth ores 7:00. Menjëherë pas shpëtimit te tij, ishte dërguar ne Spitalin e Kumanovës për ndihme te mëtejme mjekësore.
“Rastin e kishte paraqitur vete peshkatari, pasi ishte futur thellë ne baltë, ne momentin kur ishte ne rrezik jete. Rasti ishte mjafte i rrezikshëm, sepse ai me lëvizjet e tij duke dashur te dilte nga balta, ishte futur edhe me shume ne baltë, qe ishte e maskuar me “rërën e gjallë” respektivisht me shtresë të tharë sipër”, kane njoftuar nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Peshkatari duke u përpjekur te dilte nga balta, ishte futur thellë deri tek supet, prandaj edhe nxjerrja e tij nga ana e ekipeve shpëtimtare, ishte goxha e vështirë.

Problem i madh gjate këtij aksioni, ishte edhe terreni shume i papërshtatshëm, gjë qe kishte fut ne rrezik te madh edhe vetë pjesëtarët e ekipit shpëtimtarë.

Comments