Rexhep Selimit i shkon vëllai me familjen për vizitë, por njërin nip Haga s’ia lejoi ta shohë

Ramadan Selimi, vëllai i ish-eprorit të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Rexhep Selimi, ka njoftuar se me familjen e tij ka shkuar në Hagë për të vizituar atë.

Megjithatë, jo e gjithë familja u lejua. Ai tha njëri nga djemtë e tij, Genti, nuk u lejua ta shohë axhën e tij.
‘Ishim për vizitë në Hagë, por mundësinë për ta vizituar Rexhën e kishim vetëm unë dhe Arlindi dhe jo e gjithë familja ime e ngushtë. Na erdhi keq për Gentin që nuk iu lejua vizita për axhën e vet Rexhën, por megjithatë edhe pse nuk kishte mundësi me e pa fizikisht atë, ai e ndjeu një përjetim të jashtëzakonshëm shpirtëror, sepse largësia fizike në mes tyre ishte vetëm disa metra nga njëri-tjetri që ndanin ato mure famëkeqe të kësaj ndërtese”, tha Ramadan Selimi.