Rey Manaj pëson një lëndim të rëndë, mund të mungojë në ndeshjet e marsit

Ndoshta kjo e diel doli të jetë e pafat për sulmuesin shqiptar Rey Manaj.
Në ndeshjen që po zhvillohet aktualisht në mes Sivassporit dhe Goztepes, sulmuesi kuqezi ka pësuar një lëndim pas një përplasje me lojtarin e Goztepes, Koray Gunter.

Lojtari u detyrua të lëshonte fushën dhe tashmë është dërguar në spital dhe mund të mungojë në ndeshjet e marsit ndaj Anglisë dhe Andorrës.
Ndeshja mes Sivassporit dhe Goztepes po zhvillohet aktualisht dhe rezultati është 0-1./IndeksOnline/