Rezoluta për Srebrenicën/ Dodik: Nëse miratohet rezoluta – fundi i Bosnjës multietnike!

209

Nëse miratohet Rezoluta e OKB-së për Srebrenicën, hapi i parë i Banjallukës, do të jetë seanca qeveritare në Srebrenicë ku Rezoluta do të shpallet e pavlefshme – tha gjatë një interviste për televizionin publik serb – RTS, Kryetari i Republikës Sërpska të Bosnjës, Milorad Dodik.

Sipas tij, Republika Sërpska nuk do të ndërmerr aksione destabilizuese dhe të dhunës duke konfirmuar se miratimi i Rezolutës do të ishte fundi simbolik I Bosnjë e Hercegovinës multietnike.

“Koha shkon drejt asaj që Republika Sërpska do të bëhet shtet dhe se do të ndahet nga B e H. Rezoluta do t`u shërbejë muslimanëve në Bosnjë që vazhdimisht të na servojnë si problem dhe të na detyrojnë në atë që quhet diskualifikim moral. Nëse ne mbetemi në këtë Bosnjë e Hercegovinë, do të krijohen kushtet për largimin e serbëve, që është edhe qëllimi I tyre” – tha Mirolad Dodik.

Dodiku ka qëndruar edhe në Beograd ku është takuar me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe me Patriarkun e Kishës serbe, Porfirij.

Sipas tij, janë hartuar strategji për të parandaluar votimin e dokumentit, që, sic thuhet, mund të mbingarkojë të ardhmen e serbëve. /tvklan.mk/

Comments