Të dhënat e fundit nga pikë kalimet kufitare të Kosovës, tregojnë se edhe sot vazhdon të ketë pritje dhe kolona të gjata në dy pikat kufitare Merdar dhe te Dheu i Bardhë.
Sipas raportit të orës 07:53 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, shoferët që kalojnë përmes Merdares po presin 40-60 minuta për të kaluar kufirin hyrje, ndërsa dalja nga Kosova përmes kësaj pike zgjat nga 3 deri në 5 minuta.
Ndërkaq te Dheu i Bardhë pritejet për të hyrë janë po ashtu 40-60 minuta, ndërkaq kolona e automjeteve është 300 metra.
Pikat e tjera kufitare pritjet janë minimale, nga 3 deri në 5 minuta si për hyrje ashtu edhe për dalje.