Rikthehet fushata antishqiptare kundër UÇK-së dhe shqiptarëve!

176

Nga qarqe të nxitura shoviniste të pushtetit në “drzhavën Severna” ka filluar një fushatë e egër antishqiptare kundër luftës çlirimtare dhe dinjitetit kombëtar të shqiptarëve, përmes formave të ndryshme para opinionit të gjerë, siç ishte rasti i djeshëm me promovimin e një libri që baltos dhe përdhos luftën çlirimtare të UÇK-së si dhe luftëtarët e saj.
Krahas përhapjes së frymës së urrejtjes ndëretnike dje komitët sllavo-maqedonë kanë sulmuar edhe dy të rinj shqiptarë në shenjë superioriteti dhe dominimi mbi të tjerët.

Mbi këto zhvillime në disa media në gjuhën shqipe ka mbretëruar heshtje varri!
Gjatë gjithë ditës së djeshme disa media proqeveritare të afërta me VLEN-in në gjuhën shqipe, heshtën dhe nuk guxuan nga padronët e rinj të informojnë opinionin shqiptar për skandalin e radhës me promovimin e një paçavure libri, ku përdhoset gjaku dhe lufta për liri e ushtarëve të UÇK-së “si terroristë”.

Ky vlerësim në adresë të gabuar që njollos luftën çlirimtare të UÇK-së nga ana e qarqeve shoviniste sllavo-maqedone, ka hasur në vesh të shurdhër te qullashët vlenistë, të cilët si anëtarë të koalicionit qeveritar nuk janë prononcuar akoma lidhur me etiketimet si “terroriste” për UÇK-në, nga ana e atyre qarqeve shovene që i fryjnë zjarrit të shovinizmit ndaj shqiptarëve përmes botimit të librave fyes për shqiptarët dhe luftëtarët e lirisë.

Për të qënë edhe më fyese botimi i kësaj paçavure kundër UÇK-së ka dëshmuar vetë Maksim serbofili, i cili ka mbushur bateritë me ndjenjën e shovinizmit dhe antishqiptarizmit kur tha se është i nderuar që ka marrë pjesë në promovimin e librit “UÇK-ja paraushtarake terroriste në Maqedoni”!

Ndaj, është koha kur vlenistët trima të kampit qeveritar ta ndajnë shapin nga sheqeri dhe të mos e fusin kokën si struci nën fotelet e tyre, duke u nisur nga kryeparlamentari Afrim dudumi dhe evgjitin e Çairit, me Ben turkomanin e Gostivarit apo Bilin e vockël të Llërcës, ku ata si patriotë të mëdhenj që kanë kaçkaritur për muaj të tërë mbi të ndryshimin, të pozicionohen qartë se ndajnë me gjithë shqiptarët ato vlera mirënjohjeje dhe solidariteti me UÇK-në dhe luftëtarët e lirisë, apo ndajnë me qarqet shoviniste ato gjykime shovene ndaj ish luftëtarëve dhe ndaj UÇK-së me epitete të një fjalori të shfrenuar nacional-shoven.

Megjithatë, nuk pati asnjë reagim nga ana e pipiruqëve të VLEN-it lidhur me këtë përdhosjes së idealit të ish luftetarëve të UÇK-së, përkundrazi për djemtë plëngëprishës të taborit vlenist në kabinetin qeveritar çdo gjë ka shkuar shend dhe verë.

Dhe pyetja që shtrohet natyrshëm është se a ishte ky ndryshimi që iu premtua shqiptarëve se me këta trimat e dheut do të vinte ndryshimi apo mos vallë këta trima luajtën lojën e pokerit politik me kryekomitin Micko, si “shfalerkat” e radhës në qeverine e re paçka se ndryshimi akoma nuk duket gjëkundi!

Medai Shaholli

Comments