Rikthehet nga pensionimi ish-lojtari i Dortmundit, firmos me një skuadër të lagjës në Leverkusen

119
fresco

Luajti me Kombëtaren e Gjermanisë, me klubet e mëdha në Bundesliga si Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen, u pensionua vitin e kaluar, por Gonzalo Castro është rikthyer.

Castro ka firmosur me me një skuadër të divizionit të nëntë në Kreisliga A, shkruan Indeksonline

37-vjeçari do të luajë në klubin e rrethit të Leverkusenit, në Tus Roland Burrig.

midle

“Ajo që dje dukej si ëndërr, është realitet sot”, shkruhet në komunikatën e klubit

Castro gjatë karrierës së tij profesionale fitoi dy tituj, si Kupa e Gjermanisë dhe Kampionatin Europian U21 me Gjermaninë.

Në 631 ndeshje profesionale, mesfushori shënoi 68 gola dhe bëri 105 asiste./Indeksonline/

Comments