RMV/ Nga 15 nëntori, pajisje dimërore të detyrueshme për automjetet

82

Për automjetet me peshë deri në 3500 kg, pajisjet dimërore përfshijnë: gomat e dimrit në të katër rrotat me një thellësi minimale të hapit 4 mm; gomat verore në të katër rrotat me thellësi të hapit 4 mm, nëse automjeti ka zinxhirë dëbore.

Për automjetet me lëvizje me katër rrota (4×4): goma dimërore në të gjitha rrotat me një thellësi minimale 6 mm; goma verore me thellësi hapjeje 4 mm, me zinxhirë dëbore (në varësi të llojit të makinës).

Automjetet mbi 3500 kg duhet të kenë: goma dimërore në rrota lëvizëse me thellësi 6 mm; goma verore me thellësi 4 mm dhe zinxhirë bore, e në disa raste edhe lopatë si mjet dore.

Gomat që konsiderohen dimërore kanë shenja të tilla si “MS”, “M+S” ose një shenjë bore me një mal.

Nëse gjatë kësaj periudhe (nga 15 nëntori deri më 15 mars) nuk posedohen pajisje dimërore, zyrtarët policorë urdhërojnë ndalimin e automjetit, ndërsa dënimi për mospërputhje është 45 euro në denarë, ndërsa shoferi do të marrë edhe 25 pikë negative.

Comments