RMV/ Pas Vitit të Ri do të filloj projekti “Bli shtëpi për të rinjtë”.

47

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikoloski njoftoi se projekti “Bli shtëpi për të rinj” do të fillojë të zhvillohet vitin e ardhshëm.

Dua të njoftoj se nga viti i ardhshëm, që në thelb është pak më pak se dy muaj nga tani, do të fillojmë zhvillimin e projektit “Bli shtëpi për të rinj”. Ky projekt duhet t’u mundësojë shumë çifteve të reja të martuara të fitojnë shtëpinë e tyre në kushte jashtëzakonisht të favorshme. Pas Vitit të Ri do të dalim me informata konkrete se në cilat komuna dhe në çfarë kushtesh do të mund ta bëjnë këtë të rinjtë – njoftoi sot Nikoloski.

Comments