Rrahje në Aeroportin e Shkupit

196

Ne Aeroportin e Shkupit ka ndodhur një incident me të cilin është prishur rendi dhe qetësia publike – dy banorë të zonës së Shkupit janë përleshur, njofton MPB-ja.
“Më 24.11.2024 rreth orës 18:00 në SPB Shkup është raportuar se rreth orës 15:30 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, pas një debati paraprak, është prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike midis A.R. (33) nga fshati Marino, Shkup dhe A.D. (30) nga fshati Zelenikovë, Shkup,” thonë nga policia.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë një kallëzim përkatës.

Comments