Rrahje në Ndihmën e Shpejtë në Maqedoni!

123

Ekipi që do të duhej të shpëtonte jetë, nuk arriti as t’i tejkalojë konfliktet mes pjesëtarëve të saj. Në shërbimin e Ndihmës së Shpejtë në Gjevgjeli, një mjek është sulmuar fizikisht nga shoferi i po të njëjtit shërbim, transmeton TV21.

Rastin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.

“Më 24.11.2024 në ora 17.30 në Stacionin policor në Gjevgjeli, R.S.(36), mjek në Ndihmën e shpejtë në Gjebgjeli ka denoncuar se rreth orës 12:00 në Qendrën Mjekësore Gjevgjeli është sulmuar fizikisht nga A.K., shofer i Ndihmë së së Shpejtë në Gjevgjeli”, qëndron në buletinin e MPB-së.

Nga atje shtojnë se ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Comments