RRETHIMI I KIEVIT: Ushtria ukrainase pozicionohet në përpjekje për ta shpëtuar kryeqytetin nga pushtimi
Forcat e ushtrisë ukrainase janë parë në rrugët e Kievit të pozicionuar nëpër autostradat kryesore të kryeqytetit, në përpjekje për të pamundësuar pushtimin rus, që sot u raportua se synon ta marrë nën kontroll Kievin.
Raportimet e para rreth Kievit, sot folën për luftime të ashpra në Obolon, një nga distriktet e kryeqytetit të Ukrainës.
Inteligjenca amerikane, ka njoftuar edhe planin e pushtimit të Rusisë agresore në Kiev. Sipas informacioneve amerikane, Rusia pretendon të pushtojë njërin nga dy aeroportet kryesore në Kiev, ku do t’i vendoste 10 mijë paratrupa ushtarake prej ku pastaj do t’ia mësyjë qeverisë.
Sipas raporteve të inteligjencës amerikane që i përcolli dailymail dhe shumë media të tjera perëndimore ku shkurtimisht përktheu Periskopi, thuhet se forcat ruse kanë për synim të bombardojnë nga ajri e nga toka Kievin dhe më pas ta dorëzojnë qeverinë demokratike të Ukrainës.
Raportet po ashtu thanë se parashihet që t’i imponohet presidentit Zelenskyy nënshkrimi i një marrëveshjeje ku do të pranonte dorëzimin e Ukrainës te Moska agresore.
Raportohet se njerëzit e Putinit tashmë veç kanë hyrë në kryeqytet por numri i tyre nuk dihet ende.
Trupat ruse raportohet se kanë arritur në verilindje të kryeqytetin, ku arritën nga Çernobili që u pushtua dje.
Anton Herashchenko, këshilltar në ministrinë e brendshme të Ukrainës, ka deklaruar se sot ‘është dita më e vështirë për vendin’.