Rritet për 840 denarë shporta sindikale e konsumit në Maqedoni, arrin shumën e 62.861 denarëve

64

Shporta minimale sindikale për dhjetorin e këtij viti është 62.861 denarë dhe është për 840 denarë më e lartë se sa në nëntor të këtij viti kur ishte 62.021 denarë. Me banesë me qira prej 60 metra katrorë, është 78.236 denarë, njoftoi sot Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Sipas llogaritjes së LSM-së, nga shporta sindikale minimale një familje katëranëtarëshe për ushqim dhe pije duhet të ndajë 23.075 denarë ose 36,7 për qind, për veshje dhe këpucë 5.728 denarë ose 9,1 për qind, për qira, ujë, energji elektrike dhe ngrohje 6.020 denarë ose 9,6 për qind, për higjienë personale dhe mirëmbajtje të higjienës në shtëpi 2.087 denarë ose 3,3 për qind, për shëndet 1.135 denarë ose 1,8 për qind, për transport 4.727 denarë ose 7,5 për qind.

Për komunikime një familjeje katëranëtarëshe në dhjetor të këtij viti i duhen 3.417 denarë ose 5,4 për qind, për rekreacion dhe kulturë 4.458 denarë ose 7,1 për qind, për arsim 6.984 denarë ose 11,1 për qind, për restorante dhe hotele 4.131 denarë ose 6,6 për qind, ndërsa për mallrat dhe shërbimet e tjera 1.100 denarë ose 1,7 për qind.

Nëse jetojnë në banesë me qira u nevojiten edhe 21.395 denarë.

“Vlen të përmendet se nga shtatori, kur u fut masa e parë nga qeveria për kufizimin e marzheve, dhe me masën e fundit, pra aksion për uljen e çmimeve me të paktën 10 për qind, po japin rezultate, pjesa e ushqimit dhe pijet në Shportën minimale sindikale, e cila për muajin dhjetor është 23.075 denarë në krahasim me shtatorin 2024 (23.034,00 denarë) është rritur për 41,00 denarë, që konfirmon se nevojiten më shpesh masa duke pasur parasysh se tregtarët po keqpërdorin çdo mundësi për t’u pasuruar në kurrizin e qytetarëve dhe punëtorëve”, thuhet në kumtesë.

Shqetëson ajo që tregtarët përsëri e shfrytëzuan periudhën para hyrjes në fuqi të aksionit të fundit dhe, siç bëhet e ditur, në mënyrë evidente i rritën çmimet, ndërsa gjithashtu edhe vlerën e Shportës minimale sindikale për ushqim dhe pije për 63 produkte themelore të cilat janë pjesë e së njëjtës për dhjetor është 23.075 është rritur për edhe 397 denarë, në vend që të ulet për të paktën 10 për qind.

“Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon që masat të zgjasin më gjatë, që Qeveria dukshëm të kontribuojë në ruajtjen e standardit jetësor të qytetarëve, ndërsa masa e ardhshme të jetë pa u informuar tregtarët dhe biznesmenët që të bëjnë mos bëjnë përsëri në kurriz të qytetarëve dhe punëtorëve”, qëndron në kumtesën e LSM-së.

Comments