“Rruga jote ishte shtëpi, punë e xhami”, reagon familjari i të vrarit në Prishtinë

203
fresco

Krimi i mbrëmshëm rreth orës 22:25 në Prishtinë, ku dy persona të armatosur e të maskuar, gjuajtën me armë zjarri në drejtim të dy vikitimave, me çrast nga plagët e marra njëri prej të plagosurëve humbi jetë, ka tronditur të gjithë vendin.

Viktima e rastiti mbeti Naser Gashi, rreth të 60-ave, për të cilin mjeku kujdestar i Emergjencës në QKUK, Agron Çitaku, bëri të ditur se erdhi me plagë në gjoks dhe pothuajse pa shenja jete.

midle

Për të ndjerin ka reaguar koloneli në pension i FSK-së, Afrim Veseli, duke treguar se kishin lidhje familjare.

Veseli po ashtu shkroi edhe një frazë që për momentin është akoma e paqartë, duke thënë “kur vrasësit vrasin edhe mysafirët në restorant”.

“Euu tezak shpirti dritë të baftë. Rruga jote ishte shtëpi punë e xhami. Kur vrasësit vrasin edhe mysafirët në restorant”, ka shkruar Veseli.

Comments