Rusia do t’i tërheq trupat nga kufiri i Ukrainës
Pas disa javësh tension mbi trupat e Rusisë të vendosur në afërsi të kufijve të Ukrainës, ministri i Rusisë, Sergei Shoigu dha urdhër që të rikthehen prapa në bazën e tyre. “Trupat kanë demostruar aftësitë e tyre për të shfaqur një mbrojtje kredibile për shtetin”, tha Shoigu. Po ashtu, ai bëri të ditur se njësitet që ishin në stërvitje mund të kthehen në bazat e tyre. Kthimi i trupave në bazë pritet të fillojë nga kjo e premte dhe të finalizohet deri më 1 maj. Në ndërkohë që Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ngriti çështjen e mbledhjes së trupave rusë në afërsi të kufirit me Ukrainën, bashkë me liderët evropianë, duke sfiduar kështu presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, që të takohet me të në zonen e konfliktit. Pos tjerash, Rusia mohoi që kjo të jetë një kërcënim ndaj Ukraines./21Media