RUSIA KUNDËRPËRGJIGJET: NGA MOSKA DËBOHET NJË DIPLOMAT I RMV-së

330

Rusia ka shpallur një të punësuar në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Moskë person të padëshirueshëm si përgjigje për dëbimin e diplomatit rus – ka njoftuar Ministria e Jashtme e Rusisë.

“Ushtruesja e detyrës Ambasadore e RMV-së në Federatën Ruse, Çaushevska – Dimovska, ishte thirrur në MPJ më 10 Qershor, ku I është dorëzuar notë, me të cilën një punonjës në Ambasadën e RMV-së në Moskë shpallet “persona non grata” – thuhet në komunikatën e MPJ-së së Rusisë që transmetohet nga mediat ruse.

Në komunikatë sqarohet se një masë e këtillë është përgjigje ndaj “vendimit të pamotivuar” të RMV-së që të shpall një diplomat rus si person të padëshirueshëm.

Ndryshe, diplomati rus nga RMV-ja, ishte dëbuar më 14 Maj, kur Ambasadori rus në Shkup, Sergej Aleksandroviç Bazdikin, ishte thirrur në MPJ për t`ia bërë publike vendimin. Atëherë iu dha afari prej shtatë ditëve që të largohet nga vendi.

Si shkas për dëbimin e diplomatit rus nga Shkupi, ishin përmendur aktivitete që nuk janë konform sjelljes që priten nga një diplomat të huaj që shërben në një vend nikoqir. /KlanMacedonia

Comments