Samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor, Rama pret në takim bilateral Tegeltijën dhe Varhelyin

289

Kryeministri Edi Rama ka pritur në takim kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës në kuadër të Samitit të Krerëve të Ballkanit Perëndimor.

Më pas ka pritur Komisionerin Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, me të cilin Rama do të mbajë konferencë në orën 12:30.

Në Tiranë do të bëhen bashkë Komisioneri Europian,  Oliver Varhelyi, Presidenti i Malit të Zi,  Milo Đukanović, Kryeministri i Serbisë, Brnabić, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, Drejtor i Sekretariatit të CEFTA, Emir Djikic, Zëvendës Drejtori i Sekretariatit të Përhershëm të organizatës së Traktatit të Komunitetit të Transportit, LjubaSiljanoska.

Agjenda e Samitit që do të mbahet sot:

Në orën  09.30 – Takim Bilateral me Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës

Në orën 10.00 – Takim Bilateral me Olivér Várhelyi, Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë

Në orën 10.30 – Mbërritja e delegacioneve

Në orën 11.00 – Seanca Plenare

Në orën 12.30 – Foto Familjare

Në orën 12.30 – Konferencë për shtyp e Kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi

Në orën 13.00 – Drekë Pune

Në orën 15.00 – Firmosje e marrëveshjeve

Në orën 15.15 – Ceremonia e inaugurimit të Qendrës së Informimit Kulturor.

Ky Samit vjen pas turit të vizitave të Ramës në Hungari dhe Bullgari, ku tema që iu vu theksi ishte anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

Comments