Selakoviqi e quan “provokim” ndaj Serbisë kërkesën e Kroacisë që 5 shtetet e BE-së ta njohin Kosovën

399

Selakoviqi e quan “provokim” ndaj Serbisë kërkesën e Kroacisë që 5 shtetet e BE-së ta njohin Kosovën

Ministri kroat i Punëve të Jashtme, Gordan Gërliq Radman, dje u bëri thirrje pesë shteteve mosnjohëse të BE-së që ta ndryshojnë qëndrimin e tyre karshi pavarësisë së Kosovës.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar homologu i tij serb, Nikola Selakoviq, duke thënë se Radman ka treguar “se si nuk ndërtohen raportet e mira fqinjësore”, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

“Kolegu kroat me këtë ka treguar se si nuk ndërtohen raportet e mira fqinjësore, por që edhe ata që janë të brishtë dhe të cilët janë të ngarkuar me shumë gjëra nga e kaluara, janë gjithashtu të ndotur. Kjo nuk është rruga e duhur dhe zgjedhja e duhur”, u tha Selakoviq gazetarëve në Turqi ku po qëndron për një vizitë zyrtare, transmeton Zeri.info.

Ai shtoi se Serbia nuk do të reagojë ndaj të gjitha provokimeve, por se do të përgjigjet ndaj gënjeshtrave.

“Nëse dikush mendon se duke fyer Serbinë do të arrijë të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve të përbashkëta, në këtë rast midis Serbisë dhe Kroacisë, gabon rëndë”, shtoi ministri serb. /Zëri

Comments