Serbia nis t’u jap para fëmijëve që janë në Kosovë, çdo muaj mbi 40 euro për “drekë”
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq ka thënë se në kuadër të masave të Serbisë nga sot do të fillojë pagesa e “drekës” për fëmijët serbë në Kosovë.
Petkoviq tha se 17 mijë e 559 fëmijë do të marrin këtë masë dhe se se Serbia i ka paratë.
“Do të përfshihen fëmijët në institucionet parashkollore dhe nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme.
Nga nesër në llogaritë e prindërve të çdo fëmijë që është në kopsht, apo në shkollë do të jenë paratë.
Shumë në fjalë është 5000 dinarë për fëmijë. Çdo muaj pasardhës pagesa do të bëhet deri me datën pesë të muajit. Më së shumti do të përfitojnë personat më të cënueshëm social. Idenë për këtë masë e ka sjellë presidenti Vuciq. Ka edhe një sëri masazh të ndryshme për të cilat do të diskutojmë kur të vjen koha”,deklaroi ai.