Serbia nuk heq testin PCR, ja vendimet Shtabit të Krizës

362

Shtabi i Krizave në Serbi vendosi sot që të gjitha masat ekzistuese duhet të mbesin në fuqi, sepse vlerësohet se ato po japin rezultate.

Përveç kësaj, u konkludua se nuk ka asnjë pengesë që gjysmëvjetori i dytë shkollor të fillojë ashtu siç është planifikuar – më 18 janar!

Ekipi mjekësor i Shtabit të Krizave vlerësoi se masat ekzistuese kanë dhënë rezultate dhe se numrat po shënon rënie.

Një nga masat që nuk është hequr është testi PcR nëpër kufij, që u vemdos nga 20 dhjetori.

Këto masa mbeten në fuqi:

Ndalimi i mbledhjes së më shumë se 5 personave

Maska e detyrueshme në ambiente të mbyllura

Testet PCR dhe karantina dhjetë ditore me rastin e hyrjes në Serbi

Të gjitha objektet e hotelierisë dhe qendrat tregtare janë të hapura deri në orën 21:00.(INA)

Comments