S’gabon Liverpooli, marshon drejt titullit

88
fresco

Liverpool ka shënuar fitoren e radhës në Premierligë.

“Reds” triumfuan 3:1 në shtëpi ndaj Southampton, në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit anglez.

Por, pjesa e parë u mbyll me fitore të mysafirëve, shkruan Gazeta Express.

Ishte Smallbone që shënoi në minutën e parë shtesë, pas një keqkuptimi midis Van Dijk dhe Alisson.

Por në të dytën, Liverpooli “ndezi motorët”.

midle

Fillimisht Nunez barazoi shifrat në minutën e 51-të pas asistit nga Luis Diaz.

E tre minuta më vonë, Mohamed Salah shënoi nga penalltia për ta përmbysur rezultatin.

Në minutën e 88-të, Salah e konvertoi në gol një tjetër penallti për epilogun e këtij takimi.

Me këtë fitore, Liverpooli tani shkon në kuotën e 70 pikëve në vendin eparë, 16 më shumë se Arsenali që ka dy ndeshje më pak të luajtura.

Në anën tjetër, Southampton mbetet i fundit me nëntë pikë dhe me shumë pak gjasaj për mbijetesë.

Comments