Shabani: Mësimi online është realizuar me sukses, shpresojmë që viti i ri shkollor të nis me prezencë fizike
Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani përmes lidhjes direkte në “Programin 200” në Alsat tha se viti shkollorë edhe përkundër sfidave nga pandemia është realizuar me sukses.
Shabani tha se MASH shpreson se me përmirësimin e gjendjes epidemiologjike, viti i ri shkollor të nis me prezencë fizike.
“Analizat e MASH janë se viti shkollor, posaçërisht për shkollat fillore dhe të mesme përfundon sipas analizave dhe predikcioneve që kishim prej fillimit të vitit shkollor. Këtë e konfirmuan edhe analizat-hulumtimet që janë bërë nga organizatat ndërkombëtare të UNICEF. Shpresojmë që prej vitit të ardhshëm shkollor, varësisht prej gjendjes epidemiologjike, gjithë të kthehemi me prezencë fizike në bankat shkollore, me disa reforma pozitive që e presin sistemin arsimorë”, theksoi Shabani.