Shala: Qeveria ka refuzuar gazin amerikan e ka bërë pazare energjetike me Serbinë

72

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, është deklaruar në lidhje me reduktimet e energjisë elektrike, duke thënë se qeveria, e cila udhëhiqet nga Albin Kurti, s’e ka trajtuar asnjëherë me profesionalizëm e me prioritet ‘‘menaxhimin skandaloz të sektorit të energjisë’’, shkruan Gazeta Express.

Ai ka thënë edhe se prioritet ka qenë pasurimi i zyrtarëve të pushtetit përmes pazareve me Serbinë.

‘‘Kjo qeveri e ka refuzuar gazin amerikan dhe ka zgjedhur të bëjë pazare energjetike me Serbinë’’, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Me dhjetëra herë në Kuvendin e Kosovës kam folur për një menaxhim skandaloz të sektorit të energjisë. Por, kjo qeveri asnjëherë nuk e ka trajtuar këtë me prioritet dhe profesionalizëm.

Prioriteti i vetëm kanë qenë tenderët në KEK dhe pasurimi i zyrtarëve të pushtetit përmes pazareve me Serbinë. Kjo qeveri e ka refuzuar gazin amerikan dhe ka zgjedhur të bëjë pazare energjetike me Serbinë.

Madje, me paratë e dhëna në këto pazare, sot ne do ta kishim termocentralin e ri. Mbi 560 milionë euro të buxhetit janë dhënë për energji dhe asnjë investim kapital. Prandaj, çdo dimër me këtë qeveri është dimër në terr.

Më 9 shkurt, Kosova duhet të marrë drejtim të ri me një ekip që e kthen dritën. /GazetaExpress

Comments