SHBA do të sigurojë 500 milionë doza vaksinash kundër COVID-19 për 100 shtete
Administrata e Biden ka arritur një marrëveshje me prodhuesit e vaksinave të Shteteve të Bashkuara për të siguruar 500 milionë doza të vaksinës COVID-19 në 100 vende gjatë vitit të ardhshëm.
Shtetet e Bashkuara do të paguajnë çmime “jo-fitimprurëse” për Pfizer dhe BioNTech për furnizimet e vaksinave me 200 milionë doza që do të shpërndahen këtë vit dhe 300 milionë më shumë nga mesi i vitit të ardhshëm, sipas New York Times, transmeton Klan Kosova.
SHBA ka administruar 303 milionë vaksina në më shumë se 171 milionë njerëz që kanë marrë të paktën një dozë, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.