SHBA-të mbështesin nisjen e negociatave të BE-së me Shkupin dhe Tiranën

367

Zëdhënësi i Departamentit të shtetit, Ned Prajs, publikoi se SHBA-ja mbështet hapje të negociatave për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pa shtyrje.

“Mbështesim hapje të negociatave për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa shtyrje. Angazhohemi në nivelet më të larta në Qeveri, për ta demonstruar përkushtimin tonë drejt rrugës evropiane të vendeve aspirante”, ka shkruar Prajs në Twitter.

Comments